Arrestohet një nga autorët e dyshuar për vrasjen e Hekuran Billës, operacioni i policisë në Tiranë, Lezhë dhe Dukagjin
Policia ka vënë në pranga shtetasin Sebastian Mali, 22 vjeç, bashkepunëtor në ekzekutimin e 40-vjeçarit Hekuran Billa, disa ditë më parë në Tiranë.
Operacioni i Policisë është shtrirë në Tiranë, Lezhë dhe Dukagjin.
Autori i dyshuar është identifikuar nga kamerat e sigurisë, ndërkohë punohet për identifikimin e personave të tjerë që kanë marrë pjesë në ekzekutimin e 40-vjeçarit.
Hekuran Billa u ekzekutua në mënyrë mafioze mbrëmjen e 11 qershorit brenda automjetit të tij në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet.
Nga breshëritë e plumbave Hekuran Billa mori plagë në kokë dhe në trup duke ndërruar jetë menjëherë.
Hakmarrja mbetet pista kryesore ku po hetohet për shkak të së kaluarës së viktimës, i cili ishte dënuar në Angli me burgim të përjetshëm për vrasjen e një 22-vjeçari shqiptar, ndërsa në Shqipëri ishte favorizuar nga gjykatat duke u liruar.
Lexoni gjithashtu:
Ekzekutimi i Hekuran Billës, nga dënimi për vrasje në Angli, tek favorizimi në gjykatat shqiptare
Gjyqtarja që nxori nga burgu Indrit Doklen liroi edhe Hekuran Billën, prokuroria ishte dakord
VIDEO| Skema e atentatit, ndjekja dhe precizioni i qitësit pasagjer në mjetin e autorëve
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve