Protesta e 7 korrikut, Këlliçi: Të zbresim qeverinë me këmbë në tokë

29 Qershor 2022 | 21:13

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi thotë se protesta e 7 korrikut vjen në momentin e duhur dhe i përgjigjet shqetësimeve të qytetarëve.

Në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Këlliçi u shpreh se përmes kësaj proteste, opozita duhet të zbresë qeverinë me këmbë në tokë,

“Hallet e qytetarëve nuk pyesin për temperatura të larta apo motin. Ne i përgjigjemi momentumit politik. Gjykoj që është një protestë e duhur që i shërben qytetarëve. Pres që më në fund ku pas gjithë kësaj periudhe ku ne jemi marrë me njëri-tjetrin dhe i kemi dhënë një fare komoditeti Edi Ramës, opozita t’i rikthehet misionit të saj dhe të bëjë opozitë. Të mbushë sheshet, të protestojë, të zbresë qeverinë me këmbë në tokë dhe t’I shkurtojë ditët qeverisë”, theksoi deputeti.

Këlliçi nënvizoi se të gjithë qytetarët, qofshin demokratë apo socialistë i paguajnë njësoj çmimet e rritura, ndaj sipas tij, të gjithë duhet të vijnë në protestë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026