Dënohet me 7 vite burg për korrupsion ish-prokurorja speciale në RMV
Ish-prokurorja speciale e Maqedonisë së Veriut Katica Janeva dënohet me 7 vite burg, ndërsa bashkëpunëtori i saj, ish-konkurrenti i disa spektakleve televizive, Bojan Jovanovski, u dënua me 9 vite burg. Të dy u shpallën fajtor për zhvatjen e 1.5 milionë eurove ndaj biznesmenit Jordan Kamçev. Ky i fundit, në një çështje paralele akuzohej për krim të organizuar e ku prokurore ishte Janeva. Vetë ajo nuk u paraqit në sallën e gjyqit për arsye shëndetësore.
Gazetarja Ferikan Iljazi raportoi për Euronews Albania se dënimi i Katicës ishte i habitshëm pasi ligji parashikon dënim deri në 3 vite burg ndërsa opinioni i përgjithshëm priste dënim edhe më minimal.
“Dënimi habiti madje edhe ish-prokuroren në sallë, por gjykatësja tha se ajo ka dashur të japë një leksion se drejtësia është e barabartë për të gjithë dhe se ajo, pavarësisht se ka qenë në postin e prokurores, nuk mund të amnistohet për shkeljen e ligjit dhe thyerjen e besimit të qytetarëve për gjyqësorin, në kohën kur Prokuroria Speciale shihej si shpëtim për gjyqësorin e politizuar,” – tha gazetarja Iljazi duke raportuar nga Maqedonia e Veriut.
Ish-prokurorja Katica Janeva do të qëndrojë aktualisht në masën arrest në shtëpi, për shkak të gjendjes shëndetësore dhe vdekjes së të ëmës.
“Bojan Jovanovski gjithashtu nuk e priti mirë vendimin me 9 vite burg dhe e cilësoi si dënim politik që ka për synim t’u shërbejë elitave politike për një periudhë parazgjedhore,” – u shpreh gazetarja e Euronews Albania teksa shtoi se prokuroria pavarësisht se ndihej e kënaqur nga vendimi, është shprehur se do ta ankimojë vendimin për të kërkuar diçka më shumë.
Procesi gjyqësor ndaj ish-prokurores speciale nisi në dhjetor të vitit 2019. Ajo qe arrestuar në korrik, pasi parlamenti më parë e shkarkoi nga detyra. Video të publikuara në televizion treguan asokohe Jovanovskin t’i merrte para biznesmenit Kamiçev, të cilit i premtohej lehtësim i akuzave nga Janeva.
Kjo e fundit qe vënë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2015 në një kohë kur Maqedonia e Veriut po kalonte një periudhë të trazuar politike.
Prokuroria Speciale u ngarkua me përgjegjësinë e hetimit të akuzave politike që rrodhën nga përgjimet e publikuara të zyrtarëve të qeverisë së Nikola Gruevskit.
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta