Çmimi i naftës në Shqipëri nuk është më i larti në Europë, thotë Ahmetaj
Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj u shpreh se opozita ka mashtruar qytetarët, duke thënë se çmimi i naftës në Shqipëri është më i larti në Europë.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend këtë të enjte, Ahmetaj theksoi se Shqipëria ka çmimin e lartë, por janë disa shtete të Europës ku nafta blihet më shtrenjtë.
“Ju thoni që çmimi i naftës në Shqipëri është më i larti. Sigurisht që është i lartë, por nuk është më i larti. Ja ku e keni. Ka shumë shtete të Europës, që e kanë më të lartë, prandaj mos i gënjeni qytetarët. Ju e keni humbur dhe këtë shtresë që mendoni që përfaqësonit, oligarkët”, tha ai.
Ndërsa, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi se ngritja e Bordit të Transparencës ka bërë të mundur uljen e çmimit të karburantit.
Sipas saj, marzhi i fitimit bruto është ulur dhe nëse nuk do të ishte ngritur bordi, çmimi i karburantit do të ishte më i lartë.
LEXONI GJITHASHTU
Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5