PD e përçarë, deputetët tregojnë nëse do të jenë në shesh më 7 korrik

30 Qershor 2022 | 16:16

Protesta e 7 korrikut e thirrur nga Sali Berisha nuk po bën bashkë Partinë Demokratike. Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi dhe Ferdinand Xhaferaj deklaruan se nuk do të jenë në protestën që do të mbahet përpara kryeministrisë.

“Nuk mund të jetë Sali Berisha përfaqësimi i atyre njerëzve të cilët sot vuajnë gjithmonë e më tepër”, tha Alibeaj.

“Jo, nuk do të marrë pjesë në protestë. Unë jam plotësisht dakord për të marrë pjesë në cfarëdolloj proteste që ka të bëjë me problematikat e qytetarëve por kjo protestë nuk ka të bëjë me problematikat e qytetarëve”, u shpreh Ferdinand Xhaferaj, deputet i PD

Pjesa tjetër e deputetëve të grupit parlamentar demokrat, si Grida Duma, Oriola Pampuri, Tomor Alizoti, Ervin Salianji deklaruan se do të jenë në bulevard pasditen 7 korrikut për të protestuar.

“Unë jam pro protestave, besoj se protesta do bashkojë demokratët, pastaj çfarë do të bëjë hierarkia lart është punë tjetër”, tha deputetja Grida Duma.

Edhe aleati i Partisë Demokratike, Agron Duka do të jetë në protestë.

“Me problemet që ka bujqësia sot mendoj se Partia Agrare Ambientaliste duhet të jetë në protestë”, u shpreh Duka për mediat.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026