78 përmbarues për 56 mijë çështje, ligji i ri me paga më të larta
78 përmbarues për 56 mijë çështje. Kjo është situata në Përmbarimin Shtetëror, i cili ashtu si gjykatat, prej vitesh po vuan mbingarkesën.
“Kapacitet të kufizuar, ngarkesë e madhe që personat janë larguar dhe na kanë krijuar vakanca dhe shqetësime me vakancat dhe ekzekutimin e urdhrave të ekzekutimit, arsyet për largimin janë ngarkesa”, u shpreh Piro Lutaj.
Takimet me fëmijët, urdhërat e mbrojtjes dhe pensionet ushqimore, çështjet e pronësisë zënë peshën kryesore të vendimeve gjyqësore që duhen ekzekutuar.
Por, gjatë viteve disa përmbarues janë shkarkuar nga detyra për mospërmbushje të afateve, neglizhencë dhe mungesë angazhimi. Për të mos lënë të pambrojtur qytetarët, është menduar ndryshimi total i ligjit.
Ligji i ri propozon të rrisë nivelin e arsimimit të përmbaruesve, por dhe pagat e tyre, që deri më tani rezultojnë ndër më të ulëtat në sistemin e drejtësisë.
“Një përmbarues të trajtohet me 60% të pagës bazë të gjyqtarëve të shkalës së parë”, tha Lutaj.
Janë 22 zyra përmbarimi në të gjithë vendin, por me hartën e re gjyqësore mund të ndryshojë dhe numri e vendosja e tyre. Ashtu si gjyqtarët e prokurorët, ligji i propozuar nga ministria e drejtësisë, parashikon Veting dhe për përmbaruesit. 1 herë në 2 vjet gjatë 15 viteve të para të punës, dhe 1 herë në 5, pas kësaj periudhe.
LEXONI GJITHASHTU:
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona