Luftime të ashpra në qytetin lindor nën kontrollin e Ukrainës

2 Korrik 2022 | 20:25

Ukraina thotë se forcat e saj po durojnë granatimet intensive ruse në qytetin lindor të Lysychansk, por mohon pretendimet se janë të rrethuar.

Bëhet fjalë për qytetin e fundit të mbajtur nga Ukraina në Luhansk, pjesë e rajonit industrial të Donbasit. Rusia pushtoi qytetin e afërt të Severodonetsk muajin e kaluar.

“Ne s’gjejmë kohë për të shuar zjarret e mëdha në Lysychansk,” tha guvernatori i Luhansk, Serhiy Haidai.

Rusia gjithashtu ka gjuajtur më shumë raketa në qytete në veri dhe jug.

Binarët hekurudhor dhe linjat elektrike në qytetin verior të Kharkivit u dëmtuan në një seri sulmesh. Nuk raportohet për viktima.

Qyteti jugor i Mykolaiv – në një rrugë kyçe për në qytetin port të Odesa – u trondit nga disa shpërthime.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se forcat e saj ajrore kishin shkatërruar pesë poste komanduese të Ukrainës dhe disa depo municionesh, por ky pretendim nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.

Shpërthimet erdhën një ditë pasi rusët vranë më shumë se 20 njerëz në një sulm me raketa në një bllok banesash pranë Odesës.

Rusia po përqendron ofensivën e saj tokësore në Donbas dhe guvernatori Haidai tha se zjarri i artilerisë po godiste Lysychansk nga disa drejtime.

Por një zëdhënës i Gardës Kombëtare të Ukrainës mohoi pretendimet e separatistëve të Luhansk të mbështetur nga Rusia se ata kishin rrethuar qytetin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024