Oda ekonomike në RMV kërkon të hapen kufijtë pa asnjë kusht: Po humbim remitancat e diasporës
Pavarësisht se ka hapur të gjithë kufijtë tokësorë, Maqedonia e Veriut është shteti i vetëm në rajon që përveç testit negativ PCR, për COVID-19, detyron edhe vetizolimin 14 ditor për të gjithë personat që kërkojnë të hyjnë në vend.
Kjo ka shkaktuar shumë reagime në opinionin publik dhe Qeveria tashmë po mendon të heqë izolimin e detyrueshëm.
Nëpërmjet një reagimi me shkrim, Oda ekonomike, ka kërkuar lehtësim të këtyre masave, pasi sipas tyre kjo do të ndikoje në mos ardhjen e emigrantëve dhe turistëve dhe si pasojë thellimin e krizës ekonomike.
Nagib Fejzi, përfaqësues i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut tha për Euronews Albania se metoda që po përdor sot RMV është absurde, ndërsa kërkoi hapjen pa asnjë kusht të kufijve duke nisur nga e hëna e javës që vjen.
Sipas tij, në këto kushte vendi është duke humbur remitancat që vijojnë nga diaspora që janë burimi kryesor i ekonomisë së vendit.
“Oda ekonomike ka bërë një lobim të fuqishëm dhe mundohemi me çdo kusht se tani jemi në një situatë kaotike; mosardhja e diasporës dimë se çfarë na sjell, por nga dje kemi njohuri që lëviz diçka në atë drejtim që të hapen kufijtë. I vetmi shtet në botë është Maqedonia me ngjyrë të kuqe që ende kërkon vetizolim edhe kur testi i COVID është negativ.
Situata ekonomike tek ne ka qenë që në fillim shumë e rëndë, s’kemi turizëm apo industri të rëndë. 1,8 mln euro kur GDP e Maqedonisë së Veriut është 6 mld. Kompanitë shqiptare kanë falimentim të sigurt në tetor-nëntor. Shpresojmë që nga e hëna të shkojmë e të vijojmë në Shqipëri e Maqedoni”, tha ai.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 22:30 761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”
- 22:24 Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
- 22:19 Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet
- 22:15 As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
- 21:48 Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin
- 21:47 Këlcyrë, banori shpëton turisten e huaj 10-vjeçare nga mbytja në lumë