Katica Janeva para infarkti, dërgohet me urgjencë në spital
Ish prokurorja Speciale e Maqedonisë së Veriut Katica Janeva është dërguar me urgjencë në spital privat për sëmundjet e zemrës. Informacionin për Euronews Shqipëri e konfirmoi drejtori i burgut të Shkupit Esad Rahiq, i cili nuk kishte mundësi të komunikojë informacionin para kamerës, shkaku se kishte shkuar për pushime fundjave.
Rahiq, i tha gazetarit të Euronews Shqipëri se Katica Janeva ishte ankuar në dhimbje dhe me kërkesë të familjes së saj është dërguar në spital priva. Spitali ka konstatuar se ajo duhet të shtrihet aty pasi që ka patur simptome para infarkti.
“Është dërguar në spital për kontroll. Spitali Filipi i Dytë e ka ndalur për shkak të problemeve me zemrën”, na informoi shkurtimisht Esad Rahiq, drejtor i burgut hetues të Shutkës.
Rahiq na njoftoi edhe se Katica Janeva para se të sëmurej, qëndronte në pjesën standarde të burgut, e jo në pjesën e quajtur si “Reparti i Hagës” që është më i rregulluar në krahasim me pjesën tjetër të burgut. Janeva fillimisht për shkaqe sigurie ishte vendosur në pjesën e Hagës, ndërsa më pas është vendosur sikurse të gjithë të burgosurat e tjera në qeli me femra të tjera.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 18:10 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
- 18:04 “Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
- 17:55 Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet
- 17:47 Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik
- 17:36 Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet
- 17:34 Egnatia barazon 3-3 me Celjen, gjithçka e hapur për sfidën e kthimit në Slloveni