OKB akuzon Shqipërinë se i ka dërguar armë Kongos duke shkelur rregullat ndërkombëtare
Kombet e Bashkuara kanë akuzuar Shqipërinë, por edhe vende të tjera, se kanë dërguar armatime në Republikën Demokratike të Kongos.
Ndonëse vendi afrikan nuk është subjekt i sanksioneve dhe embargove, dërgimi i armëve duhet të bëhet duke njoftuar OKB-në, gjë që është anashkaluar nga vendi ynë dhe shtete të tjera si Rumania, Turqia, Afrika e Jugut, Izraeli, Kina, Irani, etj.
Raporti i Kombeve të Bashkuara është konfidencial, por u sigurua nga agjencia e lajmeve “AFP” këtë javë.
“Disa nga këto armatime, të destinuara për ushtrinë vendase, kanë përfunduar më pas në duart e grupeve të armatosura”, thuhet në raportin e OKB-së.
Në raport nuk flitet vetëm për armë, por edhe për instruktorë dhe pajisje ushtrie, që sipas OKB-së kanë ardhur nga Shqipëria, Turqia, Rumania, Izraeli, Afrika e Jugut, Kina, Irani, Mbretëria e Bashkuar, Koreja e Veriut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Sudani.
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat