Kryeministri holandez: Mbështesim propozimin francez për RMV-në

4 Korrik 2022 | 19:12

Kryeministri holandez, Mark Rutte deklaroi se Holanda mbështet propozimin francez për zgjidhjen e kontestit midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Deklaratën, Rutte e dha këtë të hënë nga Amsterdami në një konferencë të përbashkët për shtyp, me kryeministrin Edi Rama.

Sipas tij, ky propozim trajton të gjitha shqetësimet e mbetura midis dy vendeve.

“Ne mbështesim propozimin francez për heqjen e pengesave që në këtë moment po bllokojnë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në procesin e anëtarësimit dhe propozimi trajton të gjitha shqetësimet e mbetura”, tha ai.

Rutte shtoi se vendet e Ballkanit Perëndimor po punojnë fort që të bëhen anëtare të BE-së dhe Shqipëria ka mbështetjen e plotë të Holandës.

Këtë të hënë në RMV kanë vijuar konsultimet për propozimin francez për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Propozimi francez u shqyrtua dje edhe nga Këshilli i Sigurisë, të cilin e thirri presidenti Stevo Pendarovski. Kreu i shtetit pas seancës deklaroi se propozimi francez është i pranueshëm.

Propozimi mbërriti në Shkup të enjten e më pas kryeministri Kovaçevski paralajmëroi proces të gjerë konsultativ me koalicionin qeveritar, presidentin Kuvendin, opozitën, si dhe me shoqërinë civile.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026