Kovaçevski: Deputetët do vendosin në Kuvend në lidhje me propozimin francez
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski deklaroi se deputetët do të vendosin në Kuvend në lidhje me pranimin e propozimit francez, çka do të lejonte fillimin e negociatave me BE-në.
Në konferencën e përbashkët për shtyp në Shkup me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, Kovaçevski theksoi se ky propozim është bërë publik dhe nuk ka agjë për të fshehur.
“Këtu bisedohet nga propozimi i ardhur nga BE për fillimin e negociatave. Gjithësecili prej nesh është i përfaqësuar në Kuvend nga partitë politike. Deputetët do duhet ta marrin vendimin nëse duhen apo jo të fillojnë negociatat. Propozimi ka ardhur nga 27 përfaqësues të vendeve të Bashkimit Evropian, askush nuk ka fshehur diçka”, u shpreh Kovaçevski.
Në lidhje me protestat para godinës qeveritare, kreu i qeverisë maqedonase tha se janë të organizuara nga opozita, që sipas tij, janë kundër anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimit Evropian.
LEXONI GJITHASHTU
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje