Arrestohen në Shqipëri dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar

6 Korrik 2022 | 11:15

Dy persona të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, janë vënë në pranga me qëllim ekstradimin drejt Sllovakisë dhe Kosovës.

Shtetasi sllovak R. D., 46 vjeç, u kap në Lushnje, pasi pasi Gjykata e Posaçme e Pezinok/Sllovaki, me vendimin e vitit 2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Sllovakisë.

Ndërsa, 32-vjeçari nga Kosova G. S., u arrestua në rrugën “Reshit Petrela” në kryeqytet, pasi, pasi autoritetet kosovare kanë lëshuar urdhër arresti në ngarkim të tij, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.

Finalizimi i operacionit policor të koduar “Double”, u krye nga Fast Albania, në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe DVP-të Tiranë dhe Fier.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026