Përfundon në mënyrë paqësore protesta e opozitës
Protesta e opozitës, thirrur nga kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është mbyllur në mënyrë paqësore, ashtu si edhe nisi.
Protestës iu bashkuan qytetarë nga i gjithë vendi, teksa zona nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” e deri te Sheshi “Skëndërbej” ishte i mbushur me protestues.
Gjatë fjalës së tij, Berisha hodhi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, teksa e cilësoi si një armik.
Kryedemokrati i tha se nuk do ia falë votën dhe nuk do e njohë pushtetin mbi votën e vjedhur.
Ndër të tjera, Berisha bëri thirrje Bashkimit Evropian që të mos ndëshkojë shqiptarët për keqqeverisjen e Ramës.
Kryedemokrati iu bashkua protestës pasi doli nga selia blu bashkë me deputetë dhe të rinj, dhe iu drejtuan në këmbë bulevardit para Kryeministrisë.
Para se të mbërrinte në selinë blu, Berisha u shpreh për Euronews Albania se protesta e sotme do të jetë e fuqishme.
Protesta kishte moton “Shqipëria në rrezik, mos thuaj ç’më duhet mua”, ndërsa Partia Demokratike ka kërkoi 2 orë leje në policinë e Tiranës.
Dyert e godinës së Kryeministrisë dhe të Kuvendit ishin të blinduara.
Mbi 1000 efektivë të policisë u angazhun në terren mes të cilëve forca të rendit, të Ndërhyrjes së Shpejtë, repartit Shqiponja dhe punonjës të Gardës.
Ashtu si në protestat e tjera, kishte kordon policie para Kryeministrisë, ndërsa Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë qëndruan në mbikëqyrje të situatës dhe në gatishmëri për çdo rast.
Qe prej orës 16:00 nisën kufizimet në qarkullimin rrugor në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Rruga “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht rruga “Zhan Dark”.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia