Alibeaj-Berishës: Edhe Nanon e shpalle armik, por bëre marrëveshje me të
Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj ka reaguar në lidhje me deklaratën e bërë këtë të premte nga kryetari i PD-së Sali Berisha, i cili tha se ai sillej si një përfaqësues i mazhorancës.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Alibeaj i kujtoi Berishës se edhe ish-kryeministrin Fatos Nano e kishte shpallur armik, por me të bëri marrëveshje.
Sipas Alibeajt, me Berishën në krye, Partia Demokratike vijon të mbetet e përçarë, teksa shtoi se rruga për largimin e kryeministrit Edi Rama kalon nga bashkimi i opozitës.
Ai theksoi se Berisha po shpërdoron besimin e demokratëve për interesin e tij personal.
1/1. Revanshi dhe gjuha e helmët e Sali Berishës ndaj atyre që mendojnë ndryshe nga ai, nuk e bën atë të ndryshëm nga Sali Berisha që bënte paqe dhe marrëveshje https://t.co/B5mN3D6Hcv. me Fatos Nanon dikur. Në tjetër i shpallur “armik” i madh, me të cilin u puth pa të keq më pas
— Enkelejd Alibeaj (@enkelejdalibeaj) July 8, 2022
Më 7 korrik, Partia Demokratike organizoi një protestë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Kryeministrisë.
Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi se ai dhe kryeministri Edi Rama janë armiq me njëri-tjetrin, pasi ndryshe nga Rama, ai ka ideal lirinë për t’i kthyer dinjitietin qytetarëve.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia