Ashpërsohen luftimet, forcat ruse bombardojnë në Ukrainën Lindore
Re të mëdha tymi në horizont treguan ashpërsimin e luftimeve në Donjeck, në lindje të Ukrainës. Shkëmbimi i zjarrit mes artilerive ruse dhe atyre ukrainase po shkakton një vazhdë viktimash nga të dyja palët.
Sipas autoriteteve ukrainase, bilancit të viktimave nga radhët e ushtrisë i shtohen edhe 6 civilë të vrarë nga bombardimet ruse, si dhe 21 të plagosur.
Forcat ruse vijojnë përpjekjet për të rrethuar ato ukrainase. Pak ditë më parë ato morën nën kontroll pjesën dërrmuese të rajonit të Luhanskut, pasi bombarduan për disa javë Severdonjeckun dhe Lisiçanskun.
Guvernatori i Luhanskut denoncoi të premten se shkalla e shkatërrimit është aq e madhe sa Severodonjecku ndodhet në prag të një katastrofe humanitare.
Ndërkohë, ekipi i një televizioni francez që ka vizituar të dyja frontet ka deklaruar se bombat binin në të dyja anët.
Sipas tij, jo vetëm ushtritë janë të rraskapitura pas muajsh të tërë luftë, por edhe banorët në të dyja anët thonë se situata nuk përballohet më.
Edhe pse me intensitet të ndryshëm, lufta vijon të jetë e pranishme edhe në zona të tjera të vendit. Në Kiev autoritetet deklaruan se kishin shkatërruar një depo municionesh ruse dhe kishin eliminuar shumë ushtarë në provincën e pushtuar të Khersonit.
Nga ana e saj, Moska u kundërpërgjigj duke deklaruar se kishte shkatërruar dy anije luftarake në Odesa, porti i vetëm ukrainas në Detin e Zi që nuk është në duart e rusëve dhe se kishin sulmuar me raketa ushtarët ukrainas që kishin vendosur flamurin kombëtar në Ishullin e Gjarprit, pas tërheqjes ruse.
LEXONI GJITHASHTU
Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit
BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve