Dvorani kërkesë zëvendëskryetares së KED-së të vijojë punën për emërimet në Gjykatën Kushtetuese
Ardian Dvorani i ka kërkuar zëvendëskryetares së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) që të tejkalojë “pengesat dhe vonesat e veprimtarisë së Këshillit” duke zhvilluar sa më shpejt mbledhje për shqyrtimin së paku të kandidaturave për vakancën e Besnik Muçit në Gjykatën Kushtetuese (GjK).
Përmes një letre drejtuar zëvendëskryetares Vitore Tusha dhe anëtarëve të tjerë të KED-së, Dvorani, i cili më 11 qershor u shkarkua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ), thotë se është humbur shumë kohë dhe KED-ja duhet të njoftojë kandidatët rreth verifikimeve të kryera për to dhe të mbajë sa më parë mbledhje për shqyrtimin e tyre.
Muçi u emërua në tetor 2019 nga Meta, por mandati i tij në GjK u përfundua përpara kohe për shkak të vetingut dhe kështu posti i tij u shpall vakant një muaj më vonë, bashkë me postet e tre anëtarëve të tjerë.
Mirëpo për shkak të përplasjeve mes Presidentit dhe kreut të KED-së, Dvorani, prej periudhës së pandemisë si dhe shkarkimit së fundmi të Dvoranit, procedurat janë zvarritur.
Në letrën e tij, Dvorani e quan antikushtetues shkarkimin nga KLGJ, ndërsa vë në dukje faktin se prej 10 ditësh KLGJ-ja nuk e ka zbardhur vendimin dhe nuk i ka komunikuar atij arsyetimin e plotë.
Shkarkimi i Dvoranit nga kreu i KED-së, u bë pas kërkesës së Presidentit Meta, i cili argumentonte se atij i kishte mbaruar mandati. Procedurat e shkarkimit zgjatën 2 muaj ndërsa aktualisht vendimi nuk është zbardhur, çka praktikisht e ka bllokuar punën dhe ecurinë e emërimeve në GjK.
Mirëpo Dvorani këshillon që zëvendëskryetarja Tusha të marrë në dorë situatën dhe të vijojë më tej punën.
“Do të kërkoja nga zëvendëskryetarja, si edhe nga anëtarët e tjerë të Këshillit të vlerësojnë menjëherë të gjitha rrethanat, të marrin nismat përkatëse dhe të kryejnë veprimet e nevojshme paraprake për njoftimin e kandidatëve lidhur me relacionet e përgatitura për gjetjet në procedurat e verifikimit të kandidaturave të tyre, si edhe për të përcaktuar menjëherë thirrjen e mbledhjes së KED me rend dite shqyrtimin e gjetjeve në procedurat e verifikimit të kandidaturave për një vend vakant, vakancë e parakohshme,” – thotë në letrën e tij Dvorani, i cili e ka kundërshtuar vendimin e KLGJ-së për shkarkimin e tij.
GJK duhet të ketë 9 anëtarë. Minimalisht kuorumi për të marrë vendime është me së paku 6 anëtarë, mirëpo pas procesit të vetingut dhe përplasjeve për emërimet, ajo ka aktualisht vetëm 4 anëtarë: Vitore Tusha, Elsa Toska, Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferllari.
Lexoni gjithashtu:
Meta thotë se Komisioni i Venecias i dha të drejtë për emërimet në Gjykatën Kushtetuese
Raporti i Avokatit të Popullit evidenton shkeljet e KED
KLGJ e shkarkoi nga Gjykata e Lartë, Ardian Dvorani reagon për Euronews Albania
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Sekuestrohet vila në Dhërm, SPAK njoftim për Ballukun
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat