Maqedonia e Veriut hap kufijtë, asnjë pengesë për hyrje-daljet
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë këtë të martë vendimin për hapjen e të gjitha pikave kufitare. Në çdo pikë do të rikthehet normaliteti, siç ishte para pandemisë ku për personat që do të hyjnë apo dalin nuk do të kërkohet test për COVID-19.
Vendimi i miratuar sot do të hyjë në fuqi më 26 qershor. Nga e premtja bashkë me kufijtë tokësore do të hapen dhe aeroportet e Shkupit dhe Ohrit.
Bashkë me hapjen e kufijve, qeveria e Maqedonisë së Veriut ka hequr dhe kufizimet sa i takon funksionimit të bizneseve, duke lejuar funksionimin e ambienteve të brendshme të restoranteve, palestrat si dhe transportin në grup.
Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë, Mali i Zi vendosi të mbyllë kufirin me Shqipërinë pas rritjes së numrit të rasteve me Covid-19, duke lejuar kalimin e vetëm atyre qytetarëve që paraqesin një analizë të 48 orëve të fundit ndaj virusit. Ndërkohë për shtetasit e huaj, lëvizja është e lirë.
Një rregullt të tillë, autoritetet e Malit të Zi e kanë vendosur dhe për Kosovën, Bosnjën dhe Italinë. Ndërkohë, Shqipëria nuk ka asnjë kufizim sa i takon kalimit në pikat doganore.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 09:03 Dy tërmete të njëpasnjëshëm “shkundin” Iranin, sa ishte magnituda
- 08:51 I dyshuar si haker i FSB-së ruse, Denis Obrezko përballet me 10 vjet burgim në SHBA
- 08:45 Alarm në hapësirë, NASA: Pjesë e raketës Falcon 9 mund të përplaset me Hënën më 5 gusht
- 08:42 Sot seancë plenare në Kuvend, rendi i ditës. Do të mbahet edhe një protestë para Parlamentit
- 08:33 Rubio: Irani dëshiron ta përdorë Ngushticën e Hormuzit si mjet negociues
- 08:26 Aktivizohen sirenat e alarmit në Bahrein, qeveria u bën thirrje qytetarëve të strehohen në vende të sigurta