Presidentja e KE-së në RMV: S’ka dyshim, gjuha maqedonase është e juaja

14 Korrik 2022 | 13:31

“Nuk ka dyshim, gjuha maqedonase është e juaja dhe ne e respektojmë”. Kështu deklaroi presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen në fjalën e saj në parlamentin e Maqedonisë së Veriut.

“I dëgjova me kujdes shqetësimet për gjuhën dhe identitetin. Nuk ka dyshim se gjuha maqedonase është gjuha juaj dhe ne e respektojmë këtë plotësisht. Për këtë shkak, në propozimin francez qëndron ‘gjuha maqedonase, pa kualifikime nga Bashkimi Evropian. Propozimi e respekton gjithashtu edhe identitetin tuaj. Parimi i vetëvendosjes është me rëndësi të veçantë për ne. Mund të llogarisni te unë si kryetare e Komisionit Evropian se do të sigurohem që procesi i anëtarësimit të respektojë parimet dhe standardet evropiane”, u shpreh zyrtarja e lartë e BE-së.

Ajo shtoi se propozimi francez për zgjidhjen e situatës me Bullgarinë, respekton identitetin e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

“Propozimi respekton identitetin tuaj kombëtar. Para i vetë-identifikimit është i rëndësishëm për secilin prej nesh. Ju mund të mbështeteni tek unë si Presidente e KE-së për të siguruar se procesi i anëtarësimit do të respektojë rreptësisht parimet dhe standardet europiane. Shoqëria juaj është një shoqëri e suksesshme multietnike dhe e reflekton moton e BE-së”, u shpreh presidentja e KE-së.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026