U fut për të shpëtuar vëllain dhe shokun, detaje nga mbytja e 18-vjeçarit

14 Korrik 2022 | 16:48

18-vjeçari Anri Kashiku është mbytur të enjten rreth orës 12:00 në plazhin e Durrësit.

Ai hyri në det për të shpëtuar dy 15-vjeçarë, njëri prej tyre Ersjani, vëllai i tij, ndërsa tjetri shoku i të vëllait.

Anri ka dalluar fillimisht thirrjet e të miturve për ndihmë dhe është futur në detin e trazuar për t’i shpëtuar me një varkë të vogël. Për shkak të dallgëve mjeti lundrues ka pasur vështirësi dhe 18-vjeçari ka zbritur për t’i ndihmuar të miturit me not.

Ai mundi të shpëtojë vëllain dhe shokun e tij, por fatkeqësisht nuk mundi t’ia dilte vet.

Autoritetet e gjetën trupin e pajetë të Anrit pas disa minutash rreth 20 metra larg bregut.

Theksojmë se pavarësisht se deti ka qenë i trazuar, nuk ka pasur afër asnjë kullë vrojtimi apo rojë bregdetare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026