Kim mesazh Ramës: Detyra e gazetarëve është të pyesin, zyrtarët të përgjigjen

15 Korrik 2022 | 16:03

Ambasadorja amerikane Yuri Kim u ka drejtuar nje mesazh gazetarëve, referuar rasteve kur kryeministri Edi Rama refuzon t’i përgjigjet pyetjeve të tyre, madje i dergon ata për riedukim.

Gjatë ceremonisë së diplomimit të studentëve të Laboratorit të Gazetarisë Investiguese, Kim u shpreh se është detyrë e gazetarëve që të bëjnë pyetje.

Sipas Kim, çdo zyrtar duhet t’i përgjigjet gazetarëve, edhe nëse nuk i pëlqen pyetja e drejtuar.

Ajo theksoi se gazetarët duhet të përsërisin vazhdimisht pyetjen, nëse nuk marrin përgjigje.

“Është detyra juaj profesionale dhe një shërbim publik të bëni pyetje. Është detyra e zyrtarëve, duan apo nuk duan ata, që t’iu përgjigjen pyetjeve. Nëse zyrtarët nuk u përgjigjen pyetjes tuaj, përsëriteni dhe përsëriteni sërish.

Kërkojuni kolegëve tuaj të bëjnë të njëjtën pyetje derisa zyrtarët, pavarësisht se kush janë ata, të përgjigjen. Shpresoj që të vazhdoni të punoni fort për të ndriçuar, edukuar dhe për të qenë rojtarët e së vërtetës që i duhen demokracisë së Shqipërisë”, tha ambasadorja.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Marta Kos foli qartë”, Rama: Komisioni Evropian është njohur në detaje me procesin për Sazanin dhe Zvërnecin

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në rrjetin social facebook se Komisioni Evropian është njohur në detaje me procesin e dokumentuar administrativ që lidhet me Sazanin...
09:57 | 16/06/2026

“Neomalsorja e ka fikur telefonin”, Bido flet për largimin e deputetes së PS nga grupi

Deputeti i PS-së në zonën e Vlorës, Ardit Bido i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur...
22:28 | 15/06/2026

Protesta në Rinas, deputeti i PS: Kush i orientoi atje ka bërë një akt antikombëtar

Ardit Bido, deputeti i PS-së në zonën e Vlorës, ka folur këtë të hënë në Now me Erla Mëhillin lidhur me situatën e protestës qytetare....
21:35 | 15/06/2026