Deputeti i “Aleanca për Shqiptarët” Syrja Rashidi kritika BDI: Po manipulon shqiptarët
Në Maqedoninë e Veriut sot ka filluar zyrtarisht fushata për zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut. Partia Bashkimi Demokratik për Integrim e Ali Ahmetit e ka nisur nga Prespa ku ka prezantuar kandidatin shqiptar për kryeministër, noterin dhe ish-politikanin Naser Ziberi.
Nga ana tjetër rivalët e tyre kryesorë, koalicioni Aleanca për Shqiptarët-Alternativa shpalosi programin “Shtet për të gjithë” me të cilin kërkon përkrahjen e qytetarëve shqiptarë. Euronews Albania zhvilloi një bisedë me deputetin e kësaj Aleance, Syrja Rashidi, i cili tha se kjo fushatë do të jetë ndryshe pasi partitë duhet të zhvillojnë takime me elektoratin duke iu përmbajtur një protokolli strikt për masat anticovid.
“Sot fillon fushata. Një fushatë e re, që duhet t’i përmbahemi protokolleve që kërkon të respektojmë masat për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve. Do të ketë grumbullime të kufizuara, konkretisht takime më të mëdha në qytetet më të mëdha”, tha ai.
Deputeti Rashidi komentoi qasjen e BDI-së, e cila është shprehur se ka ardhur koha që Maqedonia e Veriut të ketë për herë të parë një kryeministër me kombësi shqiptare. Sipas tij, kjo ofertë e BDI-së ka qëllim parësor të mashtrojë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.
“Mund të them se nuk duam të komentojmë qëndrimet politike dhe ofertat e partive politike të tjera. Mendoj se është një ofertë, e cila ka për qëllim manipulimin e shqiptarëve. Propozimi vjen nga një parti politike e cila në mungesë të çdo argumenti për mbijetesën, nuk ka zgjedhje tjetër, por të shpiki ndonjë magji me çka do t’i mashtrojë kësaj here shqiptarët”, shtoi ai.
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi