Opozita kërkon dorëheqjen e Zoran Zaevit pas dështimit në Bruksel
Dy partitë më të mëdha opozitare në Maqedoninë e Veriut, shqiptare dhe maqedonase, i kërkojnë kryeministrit të shtetit që të japë dorëheqje dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Liderët e VMRO DPMNE-së dhe Aleancës për Shqiptarët, Hristijan Mickoski dhe Ziadin Sela, thonë se Zaev dhe Qeveria e tij janë fajtor për përgjigjen negative të BE-së për bisedimet për anëtarësim. Opozita thotë se pushteti duhet të paguajë çmimin për këtë dështim.
“Ne si Aleancë për Shqiptarët jemi shumë të dëshpëruar, jo me BE-në por me faktorin politik në Maqedoni. Problemi nuk është në BE por problemi është në Maqedoni, këtu brenda. Me sjelljen e Qeverisë në e kemi merituar këtë epilog. Dikush duhet të paguaj çmimin e dështimit dhe dëshpërimit të qytetarëve. Ky çmim është që kryeministri të jep dorëheqje dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme”, deklaroi Zijadin Sela.
“Kjo Qeveri do të zëvendësohet. Populli kërkon zgjedhje parlamentare të parakohshme, njëjtë sikur unë. Një gjë e tillë është e pashmangshme tashmë, edhe nëse refuzon pushteti. Zaevi qëmoti duhej të jepte dorëheqje” , tha Hristijan Mickoski.
Qeveria paralajmëroi mbledhje gjatë ditës, për të vendosur hapat e ardhshëm.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 18:10 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
- 18:04 “Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
- 17:55 Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet
- 17:47 Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik
- 17:36 Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet
- 17:34 Egnatia barazon 3-3 me Celjen, gjithçka e hapur për sfidën e kthimit në Slloveni