Atentati në Fushë-Krujë, njëri prej viktimave djalë xhaxhai i Ervis Martinajt
Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha janë identitetet e dy viktimave të tjerë nga atentati i ndodhur mesditën e së dielës në mbikalimin në Fushë-Krujë.
Brilanti ishte djalë xhaxhai i Ervis Martinajt, person i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), në lidhje me operacionin “Plumbi i Artë”, i cili u realizua pas dëshmisë së Nuredin Dumanit.
Kjo e impikonte Ervis Martinajn për dhënien e porosisë për një vrasje me pagesë.
Brilant Martinaj ka qenë i skeduar nga policia në lidhje ngjarjen e ndodhur dy vite më parë ku humbi jetën Xhuliano Prela.
Viktima e tretë është identifikuar si Diklen Vata. Të tre mbetën të vdekur pasi në drejtim të automjetit tip “Golf” me të cilën udhëtonin, u qëllua me 60 plumba.
Për shkak të plumbave të shumta, automjeti i tyre u përfshi nga flakët dhe u shkrumbua.
Ata janë dërguar fillimisht në spital, por nuk kanë mundur që t’i mbijetojnë plagëve të marra.
Ndërsa, në fshatin Aramenas është gjetur një tjetër automjet i djegur dhe dyshohet se i përket autorëve të atentatit.
LEXONI GJITHASHTU
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë