‘Një i punësuar për çdo familje’, nisma në Kosovë për njerëzit në nevojë
Qeveria e Kosoves ka ndërmarrë edhe një nismë te re per t’iu dalë në ndihmë qytetarëve në kohë krize.
Ajo ka nisur programin ‘Qeveria për familjen’, përmes të cilit synon që për çdo familje në Kosovë të punësojë një person.
Për këtë, bizneset apo edhe kushdo që e punëson dikë, do të subvencionohet deri në 70 për qind të pagës bruto.
Detajet për këtë program i dha të hënën ministri i Financave, Herkuran Murati.
“Bizneset që punësojnë dikë nga familjet që nuk kanë asnjë të punësuar, t’i mbështesim 70 për qind të pagës bruto. Subvencionimi është deri në vlerën 300 euro”, tha ai.
Murati sqaroi se si për bizneset që kerkojnë punëtor, si për të interesuarit për punë, procedurat do të kryhen përmes Agjencisë së Punës.
“Ata persona që mund të konsiderohen mbajtës të familjes, do të lajmërohen nga Agjencia e Punës në zyrat rajonale, të dorëzojnë informacionet e nevojshme dhe të tregojnë se për cilat fusha janë të interesuar që të punojnë.
Të gjithë të interesuarit për të perfituar nga ky program, duhet t’i takojnë grupmoshës 18 deri 64 vjeç.
Po ashtu, bizneset duhet të ofrojnë kopjen e certifikatës së biznesit apo OJQ-së, atë të letërnjoftimit të pronarit dhe listën e të punësuarve të vërtetuar nga Administrata Tatimore e Kosovës.
Ndërsa të interesuarit për punësim duhet të paraqesin kopjen e letërnjoftimit dhe kualifikimet në punë.
Ndaj ketij vendimi ka reaguar Partia Demokratike e Kosovës.
Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë, Arben Mustafa, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për eksperimentim me paranë publike, në mungesë të aftësisë për të menaxhuar krizën financiare në Kosovë. Sipas tij, ky vendim është populist.
LEXONI GJITHASHTU
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë