‘S’jemi dorëzuar’, Rama: Duhet të ndërtojmë një Shqipëri europiane
Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Brukseli,në ditën e Konferencës së Parë Ndërqeveritare se Shqipëria nuk është dorëzuar kurrë, pavarësisht pengesave për rrugën e saj europiane.
“Ky është fundi i fillimit, situata është kjo që është ne thjesht na duhet të ngremë dhe të ndërtojmë një Shqipëri europiane dhe të fortë dhe një Ballkan të hapur perëndimor”, u shpreh kreu i qeverisë shqiptare.
Sot është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë, por dhe për Maqedoninë e Veriut, pasi zhvillohen konferencat e para ndërqeveritare me Bashkimin Europian për hapjen e negociatave.
Kryeministri Edi Rama, po zhvillon takime me homologun maqedonas, Dimitar Kovaçevski dhe presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.
Ndërsa në orën 11:00, nis Konferenca e Parë Ndërqeveritare. Diskutimet janë të organizuara në dy panele.
Përveç kryeministrit Edi Rama, pjesë e konferencës së parë Ndërqeveritare janë edhe Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, kryenegociatori i Shqipërisë me BE, Zef Mazi dhe Ambasadorja e Shqipërisë në Bashkimin Europian, Suela Janina.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin