Tabaku: Opozita nuk mori ftesë për të qenë pjesë e delegacionit në Bruksel
Ditën e sotme u mbajt në Bruksel Konferenca e Parë Ndërqeveritare dhe zyrtarisht Shqipëria hapi negocitatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në delegacion shqiptar, nuk pati asnjë përfaqësues të opozitës.
Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Integrimit, Jorida Tabaku tha për “Euronews Albania”, se nuk ka pasur asnjë ftesë për opozitën.
Megjithatë, sipas saj, e rëndësishme është fakti që opozita ka një rol në procesin e integrimit evropian, e cila nuk mund të zhbëhet me retorikë dhe propagandë.
“Nuk ka pasur asnjë ftesë për opozitën, por kjo nuk ka rëndësi. Rëndësi ka se çfarë roli duhet të luajë opozita në procesin e integrimit. Rolin e Partisë Demokratike dhe opozitës në procesin e integrimit nuk e zhbën dot askush, sado retorike, propagandë të përdoret. Unë e kam thënë që nuk duhet të varemi te vetoja bullgare. Duhet të përshtatemi me metodologjinë e re dhe duhet të përshtatemi me legjislacionin evropian”, theksoi Tabaku.
Kryeministri Edi Rama u shpreh për “Euronews Albania” në Konferencën e Parë Ndërqeveritare, se nuk ka një përfaqësues të opozitës shqiptare sot në Bruksel, pasi nuk dihet ende se kush është në anën e opozitës në vendin tonë.
“Më një format të përcaktuar nga Komisioni për gjithë trupën që do përfaqësonte Shqipërinë në tryezë. Natyrisht që mund të kishim kërkuar një ndryshim për të ftuar një përfaqësues apo më shumë se një, por kemi një problem, që ne nuk dimë se kush është kush në anën e opozitës”, u shpreh Rama.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin