La Napolin pas tetë vitesh, Koulibaly shpjegon pse kaloi te Chelsea
Mbrojtësi senegalez, Kalidou Koulibaly, ka insistuar që ai nuk ka hezituar për të nënshkruar me Chelsean, sepse kishte ndjerë se ishte momenti i duhur për tu larguar nga Napoli pas plot tetë vitesh në Serie A.
Koulibaly u zyrtarizua te Chelsea javën e kaluar, pasi ky i fundit arriti marrëveshje në regjionin e 40 milionë eurove për mbrojtësin 31 vjeçar, raporton KosovaPress.
Senegalezi është tejet i emocionuar nga ideja e të qenit një lojtar kyç në formacionin e trajnerit Thomas Tuchel, ndërsa tregoi se sa afër kishte qenë që të kalojë te Chelsea në vitin 2016.
“Kam kaluar tetë vjet në Napoli, të gjithë më njihnin atje dhe ishim të lumtur që jetonim në Napoli. Pas tetë vitesh, ndjeva se ishte koha për një sfidë të re dhe sapo Chelsea thirri, nuk hezitova. Transferimi te Chelsea thuajse ndodhi më parë në vitin 2016, por tani, në vitin 2022, jam i kënaqur që jam këtu”, tha Koulibaly.
Qendërmbrojtësi ishte i kënaqur kur pa disa fytyra të njohura si Jorginhon dhe bashkatdhetarin Edouard Mendy, ku zbuloi se si ata ishin në kontakt të vazhdueshëm ndërsa ai ishte më afër përfundimit të një lëvizjeje te Chelsea.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat