SHBA ratifikon protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO
Senati amerikan ka ratifikuar protokollin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, duke u bërë vendi i 25-të i Aleancës së Atlantikut të Veriut që përmbyll këtë procedurë.
Gjatë votimit, 91 senatorë votuan “pro” dhe dy ishin kundër.
Presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski, përmes llogarisë zyrtare në Facebook ka falënderuar SHBA-të duke theksuar vazhdimin e partneritetit strategjik amerikano-maqedonas.
Edhe Italia me Britaninë e Madhe kanë ratifikuar protokollin, më 16 tetor. Tani mbeten edhe 4 vende anëtare të kalojnë këtë procedurë: Islanda, Franca, Holanda dhe Spanja.
Shqetësimi kryesor është situata në Spanjë, që për shkak të zgjedhjeve të caktuara për në nëntor do ta ketë jofunksional parlamentin deri në fillim të dhjetorit.
Pritjet janë që anëtarësimi i plotë i Maqedonisë së Veriut në NATO të zyrtarizohet para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të caktuara për më 12 prill.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 18:10 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
- 18:04 “Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
- 17:55 Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet
- 17:47 Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik
- 17:36 Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet
- 17:34 Egnatia barazon 3-3 me Celjen, gjithçka e hapur për sfidën e kthimit në Slloveni