Lajmet e rreme në RMV, bie besimi i qytetarëve tek institucionet gjatë pandemisë së Covid-19
Nga teoritë se Bill Gates qëndron pas pandemisë së Covid-19, deri tek lajmet e rreme që lidhin teknologjinë 5G me koronavirusin, qytetarët e Maqedonisë së Veriut u ekspozuan ndaj qindra lajmeve të rreme.
Situatë e cila ndikoi në humbjen e besimit të qytetarëve ndaj institucioneve, duke bërë që edhe të fshehin simptomat dhe të mos marrin ndihmë mjekësore pavarësisht gjendjes së tyre.
Rosana Aleksoska, drejtuese e një projekti për verifikim të fakteve dhe luftës kundër lajmeve të rreme, thotë se propaganda në Maqedoninë e Veriut ishte pjesë e një fushate më të gjerë, e cila depërtoi thuajse në gjithë shtetet e botës.
“Gjatë monitorimit tonë, ndeshëm shumë teori konspirative, të cilat në përgjithësi përhapeshin në nivel global, por shpesh u jepet kontekst lokal. Dua të sqaroj për qytetarët se qëllimi i dezinformatave nuk është që t’i bindin ata për teoritë konspirative. Por dezinformatat funksionojnë në mënyrë që qytetarëve t’u ofrohen teori të ndryshme konspiracioni. Sa më shumë teori konspiracioni të ekzistojnë, aq më shumë qytetarët do të hutohen dhe nuk do të besojnë. Rezultati përfundimtar është ulja e besimit të qytetarëve ndaj institucioneve dhe proceseve,” – thotë Rosana Aleksoska nga “Fighting Fake News Narratives”.
Ish-kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë së Veriut (SHGM), Naser Selmani, thotë se kjo propagandë gjeti një terren tejet të përshtatshëm, pasi besimi i qytetarëve ndaj mediave dhe institucioneve prej një kohë të gjatë është në rënie.
“Këtu në Maqedoni qytetarët nuk iu besojnë institucioneve, mediave. Ju e keni anketën e fundit të IRI-t ku tregon se pjesa dërrmuese e qytetarëve, mbi 60 për qind nuk u besojnë institucioneve dhe kjo e ka vështirësuar edhe luftën kundër lajmeve të rreme. Faktikisht kur njerëzit nuk u besojnë institucioneve dhe dikush krijon gënjeshtra në bazë të këtij mosbesimi, këto mashtrime kalojnë në opinion,” – thotë Naser Selmani, ish-kryetar i SHGM-së.
Gjatë pandemisë, Maqedonia e Veriut u bë temë në mediat botërore për të ashtuquajturat “fabrikat e lajmeve të rreme”.
Televizioni NBC-News publikoi se Facebook ka mbyllur një prej faqeve më të mëdha konspiracioneve, e cila shfrytëzonte përmbajtje nga fabrikat e lajmeve të rreme në Maqedoninë e Veriut dhe Filipineve.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 09:05 E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
- 09:03 Dy tërmete të njëpasnjëshëm “shkundin” Iranin, sa ishte magnituda
- 08:51 I dyshuar si haker i FSB-së ruse, Denis Obrezko përballet me 10 vjet burgim në SHBA
- 08:45 Alarm në hapësirë, NASA: Pjesë e raketës Falcon 9 mund të përplaset me Hënën më 5 gusht
- 08:42 Sot seancë plenare në Kuvend, rendi i ditës. Do të mbahet edhe një protestë para Parlamentit
- 08:33 Rubio: Irani dëshiron ta përdorë Ngushticën e Hormuzit si mjet negociues