Trafikimi i qenieve njerëzore, raporti i DASH: Shqipëria nuk plotëson standardin minimal

26 Qershor 2020 | 19:22

Shqipëria nuk plotëson as standarde minimale në eliminimin e trafikimit të qenieve njerëzore. Këtë thotë raporti i Departamentit të Shtetit Amerikan për monitorimin e luftës së trafikimit të qenieve njerëzore.

Në raportin vjetor të DASH thuhet se, qeveria shqiptarë pavarësisht kësaj po bën përpjekje domethënëse në këtë fushë.

Një nga këto përpjekje është forcimi i ndëshkimeve për trafikantët e dënuar si dhe identifikimi i më shumë viktimave.

Gjithashtu thuhet se, qeveria në bashkëpunim me shoqërinë civile ka ngritur Bordin e Këshillit të Viktimave të  trafikimit.

Por, pavarësisht kësaj qeveria nuk ka plotësuar standardin minimal në disa fusha kyçe. Gjatë viteve 2018-2019 janë dënuar vetëm 5 trafikantë, numri më i ulët që prej vitit 2014.

Qeveria ende nuk ka bërë skanimin e popullsisë vulnerabël, emigrantëve, azilkërkuesve etj. Qeveria vazhdon të shtyjë financimin e vendstrehimeve, shërbimit social dhe nuk ka burime afatgjata për kujdesin dhe integrimin e viktimave, veçanërisht fëmijëve dhe viktimave me fëmijë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026