Një mjek dhe dy infermierë infektohen me COVID-19 në Spitalin e Korçës
Një mjek dhe dy infermierë në qytetin e Korçës janë konfirmuar pozitivë me COVID-19. Burime konfirmojnë për gazetarin e Euronews Albania, Xhensil Shkëmbin, se të infektuarit janë pjesë e pavionit të Patologjisë në Spitalin Rajonal të Korçës.
Dyshohet se tre pjesëtarët e Spitalit të Korçës janë infektuar nga një 80 vjeçare, e cila ka qenë e shtruar në pavionin e Patologjisë dhe është operuar nga një mjek nga Tirana, ku dyshohet nga e ka marrë edhe infektimin.
Gazetari Shkëmbi shton faktin se 80-vjeçarja i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e gjuhës, ndërsa dy ditë pas operacionit është konfirmuar pozitive me coronavirus.
Po ashtu, dyshime ka dhe mbi një nga sanitaret e spitalit e cila momentalisht është e shtruar dhe pritet përgjigja nga Ministria e Shëndetësisë.
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik