Turi “dërgon” ministren e Arsimit në interpelancë
Opozita në Parlament ka depozituar në Kuvend një kërkesë për të thirrur në interpelancë urgjente ministren e Arsimit, Besa Shahini për të treguar mbi mbarëvajtjen e provimeve të Maturës Shtetërore.
Sipas kësaj kërkese, 8 deputetë opozitarë kanë thirrur ministren për të dhënë detaje mbi procedurën e administrimit të Maturës Shtetërore.
Një pjesë e maturantëve dolën në protestë duke ngritur pretendimet mbi provimin e Gjuhë-Letërsisë për pyetje jashtë programit, ku një prej tyre që kishte si personash, një djalë me emrin Turi u bë virale në rrjetet sociale.
Krahas kësaj, pjesë e raportimit të ministres Shahini do të jenë edhe protestat e maturantëve dhe kërkesave të tyre si edhe menaxhimi i hapësirave pasi provimet këtë vit u bënë nën masave shtrënguese të Covid-19 dhe nuk ishin të pakta ngjarjet kur në oborret e shkollave është vërejtur mbipopullim duke mos respektuar distancimin fizik.
Sipas procedurës parlamentare, pritet që kjo kërkesë të administrohet gjatë javës që vjen dhe do të duhet të shihet nëse Ministrja do të pranojë që të përgjigjet në parlamenti mbi maturën shtetërore.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet