‘Non grata’, Berisha letër ambasadorit britanik: Vendim absurd
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka dërguar një letër të hapur ambasadorit britanik Sir Alastair King-Smith, një ditë pasi informoi se ishte shpallur ‘non grata’ nga Britania e Madhe.
Berisha shprehet se ky vendim është absurd dhe se ka për qëllim zgjatjen e ditëve të qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Sipas kryedemokratit, nuk ka asnjë fakt apo provë që tregon se ai është përfshirë në korrupsion. Në lidhje me akuzat për biznesmenin britanik Damir Fazlliç, Berisha thotë se ai nuk është dënuar as në Britaninë e Madhe dhe as në Shqipëri.
Ish-kryeministri ka kërkuar që Britania e Madhe të paraqesë nëse ka, provat dhe faktet kundër tij, në gjykatat shqiptare ose britanike.
Sali Berisha deklaroi të premten se i është ndaluar hyrja në territorin e Britanisë së Madhe. Sipas tij, vendimi është në vazhdën e shpifjeve të sponsorizuara nga Soros.
Arsyetimi që Berisha kishte marrë për këtë vendimi ishin lidhjet me grupet e krimit të organizuar dhe kriminelë të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe Britani dhe korrupsioni.
Pavarësisht se vendimi është konfidencial, Berisha theksoi se e bëri publik për qytetarët shqiptarë me të cilët ka qenë gjithnjë i vërtetë.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
- 18:59 Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë