Zhdukja e traditës, Vjollca Haxhiu: Të rinjtë e sotëm nuk angazhohen në punët artizanale
Në këtë dyqan modest gjithçka që shihni janë dëshmi të mijëra orëve punë të Vjollca Haxhiut dhe familjarëve të ngushtë të saj. Prej 35 vitesh, 50-vjeçarja merret me realizimin e qilimave dhe sixhadeve në tezgjah, por edhe me punimin e kostumeve me motive popullore.
Pazari i vjetër i Krujës është rruga që të dërgon te tradita, të cilën ajo e përshkon prej vitesh, që nga koha kur u mbyll ndërmarrja ku kontribuoi rreth 15 vite.
“Ne jemi si familje që merremi vetëm me artizanat. Duke filluar nga mamaja ime që e ka pasur trashëgimi edhe pastaj na e ka lënë ne gocave. Ne jemi katër motra dhe të gjitha punojmë me këtë, merremi dhe me kostume popullorë”, thotë artizania.
Tezgjahu, sfurku dhe materialet e tjera të punës e shoqërojnë Vjollcën gjatë orëve rutinë. Ndonëse 50-vjeçarja ja ka mësuar të bijës procesin e punës së qilimave dhe sixhadeve në tezgjah, shqetësuese për të mbetet ruajtja dhe përcjellja e traditës te brezat e rinj.
“Edhe ky brez. Jo se nuk ja kam lënë edhe fëmijëve, por nuk e ushtrojnë. Si trashëgimi ja kam lënë, por nuk e ushtrojnë. Nuk e besoj që arrin dikush që ta punojë këtë. Të rejat e sotme nuk e punojnë. Pavarësisht se thashë që unë ja kam lënë fëmijës tim, motrat gjithashtu, por që ta ushtrojnë, nuk e ushtrojnë. Merren me shkollën, por si zanat po zhduket”. shprehet Vjollca Haxhiu.
Vjollca tregon se puna e bërë në një ditë vlerësohet me rreth 500 lekë të reja, Kjo rrugicë që mban në duar kërkon 7 ditë për t’u punuar nga 8 orë dhe kushton 6000 lekë të reja.
Pandemia e COVID-19 i ka goditur fort shitjet e punimeve artizanale të cilat vlerësohen më shumë në treg prej turistëve të huaj që duket se gjatë kësaj periudhe i kanë munguar rrugëve me kalldrëm të Pazarit të Vjetër të Krujës.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet