Humb jetën 70-vjeçari nga COVID-19, gjithsej 56 të vdekur
Rritet numri i viktimave nga pandemia globale e COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë me një njoftim publik, thotë se një pacient 70-vjeçar nga Shkodra, i cili ndodhej në terapi intensive nuk ka arritur të mbijetojë, pavarësisht përpjekjeve maksimale të bluzave të bardha.
Siç thekon ministria, pacienti 70-vjeçar vuante nga diabeti dhe ishte i shtruar prej disa ditësh në gjendje të rëndë në Spitalin Infetkiv pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.
Nga fillimi i epidemisë, 56 qytetarë të konfirmuar me COVID-19 e kanë humbur betejën me sëmundjen. Autoritete shëndetësorë ftojnë qytetarët të tregojnë kujdes, të ruajnë distancën dhe të respektojnë masat higjieno-sanitare, me qëllim frenimin e përhapjes së pandemisë në vendin tonë.
Gjatë komunikimit të përditshëm me publikun, Task-Forca njoftoi se në 24 orët e fundit në Shqipëri janë testuar 374 raste të dyshuara, ndërkaq 72 prej tyre rezultuan pozitivë.
Lexoni gjithashtu:
72 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë, ndërrojnë jetë edhe 2 persona
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik