Atentatet me 4 viktima, policia zbarkon në Nikël, kontrolle në banesa
4 ditë pas ekzekutimit të Klisman Preçit dhe plagosjes së Ylli Brahimit Policia e Shtetit ka zbarkuar në Nikël.
Aksioni i bluve vjen 10 ditë pas atentatit të trefishtë në Fushë-Krujë , ku vranë Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.
Burimet konfirmojnë se janë zhvilluar kontrolle në disa banesa dhe janë shoqëruar disa persona.
Grupi hetimor beson se dëshmitë e tyre mund të jenë të vlefshme për hetimin e këtyre ngjarjeve të cilat lanë pas 4 të vdekur dhe 1 të plagosur.
Gjatë këtyre ditëve, Prokuroria e Krujës dhe ajo e Laçit që po hetojnë ngjarjet kanë marrë dhjetra dëshmi por që nuk kanë rezultuar të vlefshme për ti çuar tek autorët.
Burim tjetër i rëndësishëm për prokurorët janë dhe disa dhjetëra kamera sigurie filmimet e të cilave janë ende duke u këqyrur.
Dy prokuroritë që po hetojnë atentatet ende nuk kanë vendosur t’i bashkojnë dosjet për shkak të dyshimeve se kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe mund të jenë të njëjtën autorë.
Ndërsa SPAK ende nuk ka vendosur që të tërheqë dosjet nga Kruja dhe Laçi, edhe pse dyshimet janë së në këto raste kemi të bëjmë me grupe të strukturuara kriminale.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë