VIDEO/ Kurti iu drejtohet serbëve në serbisht: Të trajtohemi të gjithë njësoj

30 Korrik 2022 | 11:22

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti iu është drejtuar serbëve përmes një video-mesazhi në gjuhën serbe për dy vendimet qeveritare që do të hyjnë në fuqi nga e hëna, e që ka të bëjë me reciprocitetin e letërnjoftimeve dhe për regjistrimin e automjeteve me targa të Kosovës.

Kurti ka thënë se institucionet bartëse të këtij procesi kanë bërë përgatitjet e nevojshme ligjore dhe logjistike dhe zyrtarët shtetërorë janë të përkushtuar që bashkërisht me serbët ta fillojnë dhe zhvillojnë këtë proces me sukses.

Kreu i ekzekutivit deklaroi se me këto dy vendime synohet që të mbrohen të drejtat e qytetarëve nga veprimet diskriminuese të shtetit serb.

“Nuk duam që këtë veprim tonin ta kuptoni ndryshe, përveç si përgjigje ndaj shkeljeve të të drejtave, të drejtave tuaja, si nënshtetas të Republikës së Kosovës. Obligimi ynë është që të mbrojmë të drejtat tuaja nga veprimet diskriminuese të cilat siç janë kërcënim ndaj shtetit, janë kërcënime ndaj gjithë neve, si shtetas të tij”, u shpreh Kurti.

Nga e hëna më 1 gusht 2022, do të fillojë lëshimi i dokumentit hyrje-dalje në të gjitha pikat kufitare për qytetarët që posedojnë dokumente identifikuese të lëshuara nga autoritetet e Serbisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)

Një 40-vjeçar ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Laçit/ Viktima është identifikuar si Ilir...
23:10 | 09/07/2026

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

Juristi, Ylli Manjani këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mbledhja e 21-të të Komitetit Parlamentar...
22:17 | 09/07/2026

“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)

Një moment i veçantë është shënuar në ditën e 40-të të protestës së aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, kur një panda-maskot mbërriti në Bulevardin “Dëshmorët...
21:59 | 09/07/2026