Osmani: Në takimin me Blinken nuk u përmend çështja e ‘Ballkanit të Hapur’

30 Korrik 2022 | 13:29

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka deklaruar se në takimin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, nuk është përmendur fare çështja e nismës “Ballkani i Hapur”.

“Sa i përket çështjes së Ballkanit të Hapur në qoftë se i referohemi takimit me sekretarin Blinken fare nuk është shtruar. Pra, as nuk është përmendur në asnjë moment gjatë takimit tonë”, u shpreh ajo në një konferencë për mediat, ku është i pranishëm edhe kryeministri Albin Kurti.

Osmani nënvizoi se në takimin me Blinken është diskutuar çështja e Manastirit të Deçanit.

“Kurse sa i përket çështjes së Manastirit të Deçanit është shtruar në kontekstin që gjithnjë e keni dëgjuar edhe më herë nga ana e palës amerikane,  në kontekstin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Pra, ‘Ballkani i Hapur’ fare nuk është përmendur kurse Manastiri i Deçanit është përmendur në kuadër të vendimit që ka marrë Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës”, tha Osmani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Albulena Haxhiu nga Samiti në Tivat: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, në Tivat ku po përfaqëson Kosovën në samitin BE-Ballkani-Perëndimor, tha se Kosova ka ndërmarrë reforma të rëndësishme dhe...
15:35 | 05/06/2026

Dy ditë përpara zgjedhjeve në Kosovë, nisin tensione në Mitrovicë

Tensione janë regjistruar në Mitrovicën e Veriut, ku Policia e Kosovës ndaloi përkohësisht kryetarin e komunës, Millan Radojeviç, dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal, Ivan Zaporozhac,...
15:28 | 05/06/2026

Socialistët Evropianë mesazh mbështetës për Kurtin para zgjedhjeve të 7 qershorit

Socialistët Evropianë kanë shprehur mbështetjen e tyre për Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) dhe liderin e saj, Albin Kurti, në prag të zgjedhjeve të parakohshme që mbahen...
14:21 | 05/06/2026