Meta po sulmon dhe shantazhon Autoritetin e Dosjeve, pretendon Rama

30 Korrik 2022 | 18:38

Kryeministri Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje me debatin për dosjet e bashkëpunëtorit të ish-sigurimit të shtetit me inicialet I.M, për të cilin Autoriteti i Dosjeve pretendon se është ish-presidenti, Ilir Meta.

Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Rama akuzon Metën se po e shantazhon kryetaren e Autoritetit të Dosjeve, Genta Sula, ndërsa Sali Berishën e cilëson si nismëtarin e kësaj ngatërrese.

Rama pretendon se nuk ka folur me zonjën Sula as pas publikimit të lajmit nga Autoriteti i Dosjeve.

Sipas kryeministrit faktet janë ato që flasin kundër Ilir Metës.

“Nuk më duket se flet në favor të këtij të fundit edhe shpërthimi i tërbimit karakteristik, me piskama e lëvizje të pakontrolluara të krahëve – i ndodh në fakt sa herë ndjen shpinën t’i prekë lagështirën e një lloj muri që i prish gjumin dhe i merr peng imagjinatën,” shkroi Rama, ndërsa tha se ky është thjesht mendimi i tij, ndërsa shantazhi i Metës ndaj Sulës është real.

Ndërsa thekson se propozimin për të vënë në atë pozicion Genta Sulën e ka dhënë vet Ilir Meta, Rama shton gjithashtu se i beson Autoritetit të Dosjeve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 38-të radhazi. Si çdo pasdite, edhe këtë të hënë, rreth orës...
19:54 | 07/07/2026

Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje

Shtetasit e huaj që kërkojnë të marrin pasaportën shqiptare kanë ardhur në rënie gjatë vitit 2025. Të dhënat e INSTAT tregojnë se shtetësinë shqiptare e...
19:41 | 07/07/2026

Prodhimi i specit mbetet në sera për shkak të mungesës së tregut

Në kulmin e sezonit të prodhimit, serat me spec në fshatin Lum, Cërrik, janë plot, ndërsa tregu pothuajse bosh. Për fermerin Eduart Shermadhi, i cili...
19:30 | 07/07/2026