Shqipëria pjesë e objektivave të presidencës gjermane të BE, thotë ambasadori Peter Zingraf
Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf nëpërmjet një videomesazhi ka paraqitur përparësitë e Gjermanisë për kohën e kryesimit 6-mujor të Këshillit të Bashkimit Evropian.
“Në rolin e motorit dhe të moderatorit ne dëshirojmë që bashku me institucionet evropiane dhe shtetet e tjera anëtare të forcojmë Europën dhe ta çojmë përpara atë. Temë qendrore e presidencës sonë duhet të jetë përballimi i krizës së virusit corona,” deklaroi ambasadori Zingraf.
Diplomati citoi kancelaren gjermane kur tha se kjo ishte sfida më e madhe e Europës që prej fillimit të historisë së saj dhe shtoi e kryesia gjermane do ta synon ta nxjerrë Europën prej krizës më të pavarur dhe solidare.
Megjithatë diplomati tha se Gjermania nuk synon të ketë një drejtim të lidhur vetëm me coronavirusin, por gjithashtu “të hidhen piketa qëndrore në kontinent për buxhetin, teknologjinë, klimën dhe shtetin ligjor.
Gjatë paraqitjes së pikave të programit, Zingraf nuk la jashtë fokusit Shqipërinë, teksa i bëri thirrje institucioneve në vend të zbatojnë kushtet e vëna nga Bundestagu, pasi sipas tij ato janë thelbësore për rrugëtimin evropian.
“Pjesë e të ardhmes së Evropës është edhe perspektiva evropiane e Shqipërisë dhe rajonit. Ne dëshirojmë të nxisim më tej këtë perspektivë në kuadër të presidencës sonë si motor dhe moderator i saj,” tha ambasadori Zingraf.
“Më gëzon fakti që presidenca jonë ka qëlluar të jetë pas marrjes së vendimit nga ana e Këshillit për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit. Kushtet e formuluara formalisht, të cilat ishin të paracaktuara edhe në vendimin e Bundestagut janë cilësuar në vend si udhërrëfyes për kalendarin shqiptar të reformave,” u shpreh diplomati.
“Uroj shumë që institucionet shqiptare t’i vënë vetes objektiva ambicioze në zbatim të këtyre reformave,” përmbylli fjalën ambasadori gjerman në Tiranë Peter Zingraf.
Një ceremoni simbolike e kalimit të presidencës nga Kroacia tek Gjermania u mbajt edhe në kryeqytetin shqiptar ditën e sotme ku ambasadori kroat Zlatko Kramarić dhe ai gjerman Zingraf këmbyen një flamur të BE në Shtëpinë e Evropës.
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik