Meta akuza Beogradit: Edhe me Shqipërinë zbaton marrëveshjet që i leverdis

1 Gusht 2022 | 14:10

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një deklaratë për mediat i kërkoi Serbisë të heqë dorë nga nxitja e grupeve kriminale në Veri të Kosovës.

Meta akuzoi Beogradin zyrtrar se sa herë gjendet në pozita jo të favorshme dhe i duhet të pranojë marrëveshjet që vetë ka firmosur në Bruksel, përdor grupe kriminale në Veri për të destabilizuar Kosovën dhe rajonin.

Sipas ish-presidentit, Serbia edhe me Shqipërinë çon përpara vetëm marrëveshje që janë në interes të saj.

“Kjo është një sjelle destruktive, destabilizuese e papërsëritur. Kjo sjellje nuk mund të ketë avokat asgjëkund, e jo të ketë avokat në mes të Tiranës. Çdo marrëdhënie partneriteti është e pranueshme por jo vasaliteti. Serbia edhe me Shqipërinë çon përpara vetëm marrëveshje që janë në interes të saj”, tha ai”, tha Meta.

Meta u shpreh se është koha të arrihet marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, që do të zgjidhë njëherë e përgjithmonë problemet mes të dy vendeve.

“Çdo zgjidhje e pjesshme dhe jo tërësore do të jetë një shteg i hapur për tensione të vazhdueshme dhe me kosto të lartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajonin tonë. Procesi i Berlinit dhe integrimet euro-atlantike janë e vetmja rrugë e drejtë dhe e sigurt për të gjithë rajonin”, tha Meta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026