A është funksional inceneratori i Elbasanit? Përgjigjet kryebashkiaku

2 Gusht 2022 | 19:39

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledjan Llatja deklaroi se aktualisht, inceneratori në këtë qark nuk është funksional, për shkak se po kryhet faza e remontit.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Llatja u shpreh se për djegien e mbetjeve po përdoret landfilli.

“Momentalisht, kemi filluar remontin, jemi në fazën e remontit. Ka një moment remonti periodik vjetor. Që kur u mor u ndez, filloi punën tani po përgatitemi, jemi në faze remonti. Remonti nënkupton, është sikur të çosh makinën në servis.

Momentalisht është i fikur, është i gjithë stafi në punë, është duke u bërë remonti i gjithë sistemeve të vogla. Për djegien e mbetjeve po përdoret impianti, impianti nuk është vetëm inceneratori. Ka pjesën e trajtimit të landilldit, ka pjesën e cila depoziton qelqet, ka disa struktura impianti, momentalisht po përdoret impianti”, theksoi kryebashkiaku.

Ai shtoi se inceneratori në Elbasan është marrë në administrim nga shoqëria e krijuar nga shtatë bashkitë e qarkut.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026