Zak Topuzi: Është rritur numri i shezlongëve, në rajon çmimet më të larta

2 Gusht 2022 | 21:23

Kryetari i Shoqatës së Turizmit, Zak Topuzi thotë se këtë vit është bërë një ndarje më e madhe e territorit të vijës bregdetare me shezlonge.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Topuzi u shpreh se çmimet janë më të shtrenjta në vendet e rajonit.

“Sivjet është bërë një ndarje më e madhe e territorit të vijës bregdetare me shezlonge, duke kaluar në shifër gati 80 me 20. Mos harrojmë që shqiptarët kanë tendencën për të kapur edhe disa metra të tjerë. Pamjet janë mjaft shqetsuese. Janë shtuar shezlonge.

Mos harrojmë që turizmi shqiptar, sidomos turizmi i bregut nuk do të ketë tregues më të mire se viti 2021, i cili ishte viti më i mire për ta. Normalisht, kemi pasur më shumë turistë në vitin 2021 që kanë frekuentuar turizmin e bregut. Puna e çmimeve është një lojë për të marrë disa klikime. Rajoni i ka rritur më shumë”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026