I refuzohet kërkesa për azil turkut të dyshuar si ‘gylenist’
Autoritet shqiptare kanë refuzuar kërkesën për azil politik për turkun Selami Simsek i dyshuar se është pjesë e lëvizjes “Gylen”, e shpallur organizatë terroriste nga Ankaraja zyrtare.
Dyzetvjeçari u arrestua në aeroportin e Rinasit një vit më parë me dokumente false, ndërsa destinacioni përfundimtar i tij ishte Kanadaja.
Sipas vendimit të drejtorisë së azilit marrë në datën 9 mars të këtij viti,Simsek nuk plotëson kriteret ligjore për të përfituar azil. Ai u arrestua në korrik 2019 së bashku me mikun e tij, Harun Çelik, të cilit gjithashtu iu mohua azili.
Çeliku u dëbua për në Turqi më 1 janar të këtij viti menjëherë pasi kreu dënimin prej 6 muajsh burg për falsifikim dokumentesh në vendin tonë.
Ky veprim hapi debate të forta pasi sipas avokatëve dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare, mësuesit turk iu mohua e drejta për azil politik dhe u dëbua në shkelje procedurash.
Lexoni gjithashtu:
U kap me vizë të falsifikuar në Rinas, shtetasi turk dënohet me 1 vit burg
Simsek kërkon azil në Shqipëri: Në Turqi do më keqtrajtojnë7
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik