AMP tregon si u vra 7-vjeçarja: Nën hetim 5 zyrtarë të policisë kufitare
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka dalë me një deklaratë zyrtare ku tregon si ndodhi ngjarja e një ditë me parë, ku një 7-vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga gomonia që drejtohej nga efektivi Arjan Tase.
AMP thotë se Arjan Tase, i cili u arrestua për veprën penale “Vrasje e kryer nga pakujdesia”, ka qenë duke drejtuar një mjet lundrues me dy motorë, nga Porto Palermo drejt Potamit, ndërsa në bord kishte edhe familjarë të tij.
“Në vendin e quajtur plazhi i Potamit, në kundërshtim me rregullat e qarkullimit ujor, shtetasi A.T. ka futur mjetin lundrues në hapësirën ujore të përcaktuar për pushuesit. Kjo hapësirë ujore ka qenë e rrethuar me bova plastike, sipas përcaktimeve në aktet ligjore që normojnë këtë aktivitet. Pasi ka zbarkuar në breg personat e tjerë në bord, shtetasi A.T. ka kryer manovrime të pakujdesshme për të kthyer mjetin lundrues sërish në det të hapur. Nga këto manovrime të pakujdesshme, 15 metra larg bregut, drejtuesi i mjetit A.T., ka goditur me pjesën e prapme të mjetit lundrues, shtetasen e mitur J.A., duke i shkaktuar plagë të rënda që kanë sjellë humbjen e menjëhershme të jetës”, sqaron AMP.
Pas arrestimit të Tases janë marrë nën hetim edhe 5 zyrtarë të Drejtorisë së kufirit në Himarë.
Ngjarja e rëndë ndodhi pas mesditës së të martës në plazhin e Potamit ku një 7-vjeçare u përplas për vdekje teksa ishte në breg, nga mejti lundrues që drejtohej nga Arjan Tase.
Në dëshminë e tij, Tase ka sqaruar se gomonia të cilën e ngiste ka marrë gaz në mënyrë të menjëhershme dhe ka bërë një rrotullim në vend e për pasojë ai ka humbur kontrollin.
Në këtë moment ka goditur vajzën 7-vjeçare e cila ka humbur jetën menjëherë.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu
Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë (VIDEO)
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 21:40 Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu
- 21:22 Putin propozon zgjidhje për ngërçin bërthamor midis Iranit dhe SHBA-së, ja çfarë ofron ai
- 21:15 Gjermania refuzon kërkesën e BE-së: Kontrollet në kufijtë e brendshëm mbeten të nevojshme
- 21:10 Hezbollahu kundërshton armëpushimin e rinovuar të arritur nga Izraeli dhe Libani
- 21:07 Konflikti në Gjirin Persik/ Teherani kërkon lirim të 50% të fondeve të ngrira pas nënshkrimit të memorandumit me SHBA-në
- 21:05 Trump: Rezoluta e Dhomës së Përfaqësuesve për të kufizuar fuqitë e luftës është jopatriotike