Protestë të hënën për 7-vjeçaren, kërkohet dorëheqja e Çuçit | 5 zhvillime kryesore

4 Gusht 2022 | 22:04
  • Përfundon protesta për 7-vjeçaren, të hënën qytetarët sërish para Kryeministrisë

Pas rreth dy orësh, ka përfunduar protesta e thirrur për vdekjen e 7-vjeçares në plazhin e Potamit në Himarë, ndodhur dy ditë më parë ku u përplas nga një skaf, teksa një tjetër protestë do të zhvillohet të hënën.

Në orën 19:00, qytetarë të shumtë u mblodhën para godinës së Ministrisë së Brendshme. Ata janë shprehur të revoltuar në lidhje me këtë ngjarje, teksa disa kanë marrë edhe fëmijët për të protestuar, pasi sipas tyre, kjo protestë bëhet për to.

Qytetarët iu drejtuan godinës së së fundmi Precidencës, ku kërkuan reagim nga Presidenti Bajram Begaj.

Lexoni për më shumë: Përfundon protesta për 7-vjeçaren, të hënën qytetarët sërish para Kryeministrisë

Protestues para godinës së Kryeministrisë
  • Meta në krah të Berishës në protestën për vdekjen e 7-vjeçares

Protestës së qytetarëve për vdekjen e 7-vjeçares në plazhin e Potamit në Himarë, iu është bashkuar kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Meta është parë në krah të Berishës para godinës së Kryeministrisë teksa qëndronin së bashku me protestues.

Të dy ata kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Lexoni për më shumë: Meta në krah të Berishës në protestën për vdekjen e 7-vjeçares

Sali Berisha dhe Ilir Meta
  • Pse nuk u shkarkua Basha për 21 janarin? Berisha për Euronews Albania nga protesta

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se ngjarja e 21 janarit në vitin 2011 ku mbetën të vrarë 4 protestues, është e ndryshme nga vdekja e 7-vjeçares në Himarë, të ndodhur dy ditë më parë.

Pyetur nga “Euronews Albania”, se pse nuk shkarkoi Lulzim Bashën asokohe nga posti i ministrit të Brendshëm, teksa sot kërkon shkarkimin e Çuçit, Berisha u shpreh se më 21 janar, Edi Rama bëri një demonstratë për të ardhur në pushtet me dhunë.

Lexoni për më shumë: Pse nuk u shkarkua Basha për 21 janarin? Berisha për Euronews Albania nga protesta

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha
  • Përplasje në protestën para Ministrisë se Brendshme, kërkohet dorëheqja e Çuçit

Protesta para Ministrisë së Brendshme për vdekjen e 7-vjeçares është shoqëruar me tensione.

Qytetarët janë konfrontuar fizikisht me punonjësit e policisë të cilët kishin krijuar një kordon para sheshit të ministrisë.

Ata janë mbledhur dhe kanë çarë kordonin, teksa kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi. “Drejtesi për Jonadën” dhe “Dorëheqja është drejtësi”, janë disa nga thirrjet e qytetarëve gjatë kësaj proteste.

Lexoni për më shumë: Përplasje në protestën para Ministrisë se Brendshme, kërkohet dorëheqja e Çuçit

Protestues konfrontohen me policinë
  • ‘Nuk dua që të merret si provokim’, ministri Çuçi largohet nga godina para protestës

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi është larguar nga zyra e tij para fillimit të protestës për vdekjen e 7-vjeçares në Himarë, e cila u përplas nga skafi i drejtuar nga ish-efektivi Arjan Tase.

I kontaktuar nga “Euronews Albania”, Çuçi ka pohuar se nuk ka dashur që prania e tij brenda Ministrisë së Brendshme të merrej si provokim për protestuesit.

Lexoni për më shumë: ‘Nuk dua që të merret si provokim’, ministri Çuçi largohet nga godina para protestës

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e të enjtes në Pogradec, ku një i moshuar ka humbur jetën në një prej plazheve në hyrje...
18:35 | 23/07/2026

57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

Kostoja e jetesës dhe çmimet e larta janë kthyer në shqetësimin kryesor ekonomik për shqiptarët, në një kohë kur 57% e të anketuarve deklarojnë se...
18:10 | 23/07/2026

“Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar

Ashtu si Bashkia e Vlorës, edhe Bashkia e Himarës ka dalë me një njoftim për përkeqësimin e pritshëm të kushteve atmosferike gjatë ditës së premte....
18:04 | 23/07/2026