RMV mban hapur kufijtë me Serbinë dhe Kosovën, Spasovski: Mbylljen ta vendosin ekspertët, jo qeveria

3 Korrik 2020 | 13:00

Komisioni për sëmundje ngjitëse në Maqedoninë e Veriut, pavarësisht paralajmërimeve, nuk ka diskutuar mbylljen eventuale të kufijve me Serbinë dhe Kosovën.

Të enjten ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe paralajmëroi mundësi për mbyllje të këtyre kufijve si shkak i numrave të lartë të të infektuarve gjatë ditëve të fundit në këto dy shtete fqinje të Maqedonisë së Veriut, por qëndrimi i Komisionit ka qenë që këtë vendim do t’ia lërë qeverisë. Por, as qeveria nuk dëshiron të marrë vendim të tillë duke thënë se kjo çështje nuk është politike dhe pa një vlerësim të autoriteteve shëndetësore nuk ndërmarrim një hap të tillë.

“Kjo nuk është çështje politike, prandaj Qeveria nuk mund të sjellë vendime që janë politike. Ne dëshirojmë që t’i marim vendimet sikurse kemi bërë deri më tani, duke u bazuar në mendimin e personave profesionistë, epidemiologëve. Nëse vërehet çfarëdo nevoje, në çfarëdo mënyre, po paragjykoj, si për shembull mënyrën e kalimit të kufirit e ngjashëm, nëse vërehet se ka nevojë për t’u marrë ndonjë masë, atëherë do të flasim në qeveri dhe do të marrim vendim. Meqë s’kemi një vendim tjetër të ri për kufijtë, vazhdon vendimi i vjetër,” tha kryeministri i qeverisë teknike Oliver Spasovski.

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë paralajmëruar se do jenë vigjilent ndaj situatës me virusin në rajon dhe nëse paraqitet nevoja do të mbyllim kufijtë për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve të tyre, por nuk është paralajmëruar rikthimin i masave kufizuese brenda vendit, pavarësisht se shifrat e të infektuarve dhe të vdekurve gjatë kësaj periudhe janë më të larta se sa në pikun e epidemisë gjatë valës së parë të virusit.

Madje sipas një studimi të Qendrës Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve, gjatë dy javëve të fundit Maqedonia e Veriut është radhitur e dyta në Evropë për nga numri i të infektuarve në raport me numrin e banorëve, kjo menjëherë pas Suedisë.

RMV numëron mbi 6,600 të infektuar, prej të cilëve rreth 2,800 janë shëruar, diçka më shumë se 3,500 janë ende mbartës ndërkohë që 321 persona kanë vdekur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka njoftuar se ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i tij si zëvendëskryeministër i ngarkuar për Qeverisjen e Mirë....
10:46 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026

Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë

Një 13-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht në një aksident në aksin Kumanovë-Shkup, në fshatin Çerkezi. Aksidenti u regjistrua mbrëmjen e së enjtes. Në aksident janë...
12:49 | 29/05/2026