Crawford: Korrupsioni pengon kompanitë amerikane që të investojnë në Shqipëri

5 Gusht 2022 | 20:13

Ish-presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford thotë se korrupsioni është një pengesë për kompanitë amerikanë, që të vijnë dhe të investojnë në Shqipëri.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Crawford u shpreh se kompanitë e mëdha amerikane nuk investojnë në mënyrë direkte në vendin tonë, për shkak të korrupsionit, megjithëse tha se mund të bashkëpunojnë me kompani shqiptare.

“Është diçka që ka qenë edhe gjatë periudhës që unë kam qenë në Shqipëri, nuk pengon investitorët, por duhet përmirësuar. Është diçka e lidhur me korrupsionin, është një pengesë për amerikanët dhe për të gjithë investititorët e huaj. Ajo është përmendur nga DASH për shkak të korrupsionit dhe është diçka më e gjerë se pikëpamja ime.

Unë besoj se ka ndikuar shumë korrupsioni sepse nuk kemi investime direkte, por kemi bashkëpunim. Është e vështirë që kompanitë e mëdha të investojnë në mënyrë direkte, por mund të bashkëpunojnë me kompani shqiptare”, theksoi ai.

Shqipëria cilësohet si vend i vështirë për të bërë biznes në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Raporti flet edhe ndikimin destabilizues që ka shkaktuar në ekonomi ish-kryeministri Sali Berisha gjatë muajve të fundit për shkak të përplasjes në Partinë Demokratike.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026