COVID nuk është zhdukur edhe për shkak të varianteve të reja, thotë mjeku
“COVID-19 është kthyer në një sëmundje endemike dhe virusi nuk është zhdukur ende për shkak të karakteristikave të saj dhe varianteve të reja”.
Kështu u shpreh në një intervistë për “Euronews Albania”, mjeku Kita Sallabanda.
Sipas tij, njerëzit do duhet të mësohen që të jetojnë me COVID-in, ashtu si me virusin e gripit apo viruse të tjera.
“COVID-19 është kthyer në një sëmundje endemike, do vazhdojmë të jetojmë me të. Do ketë ditë që do rriten ose do zbresin numrat. Ne në Evropë japim të dhëna dy here në javë, jo si në Shqipëri që jepen çdo ditë, kjo është absurde. Do vazhdojmë të jetojmë me këtë virus, siç po jetojmë me virusin e gripit.
Nuk e kemi zhdukur akoma sepse ky virus ka karakteristika të veçanta dhe kanë dalë variante të reja të Omicronit, ka dalë vartianti BA4, BA5 që kanë shumë ndryshime nga variantet e tjera”, theksoi ai.
Sipas Sallabandës, ende ka shumë njerëz që nuk janë vaksinuar dhe Shqipëria është një vend që ka një numër më të ulët vaksinimi në krahasim në vendet e tjera të Evropës.
Ai nënvizoi se ky është një problem i madh që Ministria e Shëndetësisë duhet ta ketë në konisderatë.
LEXONI GJITHASHTU
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit